TIRANE

Eugent Bushpepa ka humbur njeriun e dashur, babanë. Një aksident i rëndë me makinë i ka marr jetën babait të këngëtarit të njohur. Prej disa ditësh babai i ndjerë i këngëtarit qëndronte në koma, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Untitled 12
Untitled 12

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur gazetari, Gjergj Marku, i cili me anë të një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’.
Stastusi i plotë

“SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret për ndarjen nga jeta të babait të tij!…(Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë. Ceremonia mortore në Rrëshen. Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme”!
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb