Kristi Kote është lojtari më i ri i Kukësit. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare dhe do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Skënder Gega.
Mesfushori Kote ishte pjesë e Partizanit në edicionin e kaluar, ku veshi fanellën e kuqe për 11 ndeshje.

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Kristi Kote është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Mesfushori e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte pjesë e Partizanit në 4 sezonet e fundit, teksa tani do të jetë pjesë e ekipit tonë” – shkruan klubi.

Rr

 

Verilindorët nuk janë ndalur me kaq për ditën e sotme, pasi kanë siguruar edhe 2 firma të tjera. Mbrojtësi maqedonas Antonio Ilieski dhe sulmuesi  kroat Ante Živković do të jenë pjesë e kuksianëve për 2 sezonet në vijim.

Ziv

 

 

Zivk
Zivk

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb