TIRANE – Kantautori Elton Deda feston sot 43-vjetorin e lindjes. Ndër dhuratat dhe urimet e shumta që Eltoni ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, është edhe dhurata e kryeministrit Edi Rama.

Artisti nuk e ka bërë publike përmbajtjen e dhuratës, por ka publikuar vetëm paketimin e saj, duke shprehur falënderime për kryeministrin: “Ja edhe dhurata e kryeministrit, fotografuar pranë kasës fiskale që të rrimë rehat nga tatimet…( po ça flas dhe unë…). Nuk harron kurrë. Respekt”.

Elton Deda ka bërë publik edhe mesazhin e nënës së tij, Antoneta, e cila i shkruan:
“Edhe 100 zemër, prita orën 5 se në këtë orë ke lindur dhe ulërite për herë të parë me sa kishe në kokë, të uroj gjithë të mirat e botës, paç shëndet, jetë të lumtur shpirtërore dha sa më shumë të mira materiale që ta gëzosh këtë jetë, puc, mami”.

Ndërsa Eltoni iu përgjigj. “Jam me fat që kam ulërirë nga qejfi që më solli në botë një prind i mrekullueshëm si Ti, mama. Puc…yt bir!”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb