Ditën e djeshme, një surprizë e këndshme e ka pritur ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, pas mbylljes së një aktiviteti me mësuesit e Tiranës te “Shkolla e Kuqe”. Edhe pse duket më e re, në datën 22 tetor ajo ka festuar 50-vjetorin. Duke qenë se aktiviteti ishte një ditë pas ditëlindjes së saj, stafi i “Shkollës së Kuqe” i dhuroi një buqetë me trëndafila, por nuk mungoi edhe kënga e ditëlindjes, e cila u këndua nga të pranishmit. Lindita Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste që prej shtatorit 2007, ka drejtuar njësinë bashkiake nr.1 për dy mandate radhazi, dhe prej 2013-ës drejton një prej dikastereve më kryesore, atë të Arsimit dhe Sportit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: