Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu është bashkuar mesazheve me rastin e ditës së lindjes së shenjtores Nënë Tereza.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Xhaçka thekson se Nënë Tereza ia dedikoi jetën e saj kujdesit për njerëzit.

MESAZHI I XHACKES
111 vite më parë, një grua e veçantë lindi, një grua e cila vendosi t’ia dedikoje jetën e saj kujdesit për njerëzit. Sot, kur Shqipëria po përgatitet të mirëpresë mijëra njerëz të cilët po arratisen pasi jeta e tyre po kërcënohet, ne jemi krenarë që solidariteti dhe bamirësia për të cilën ajo predikoi dhe praktikoi gjatë gjithë jetës, është e pranishme mes shqiptarëve ??. Gëzuar ditëlindjen Nënë Tereza!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb