TIRANE- Këngëtari rebel Stresi e ka bërë shpeshherë publike lidhjen e fortë me të atin, ndërsa për ditën e lindjes ai ka ka rezervuar një urim të ndjerë.

Ja çfarë ka shkruar ai për të atin:
“Bab a e di qe vendi me i sigurte per mua eshte ne krahet e tua! I vogel me dukeshe mashkulli me i bukur, sot je unik, per mua je babi me i mire qe mund te ekzistoje! Vitet e tua s’jane pak, Po s jane as shume …. E nese s do ishe do me duhej te shpikja nje bab si ti keshtu siç vetem ti di te jesh, uragan i forte, zemer madh e rrebel! Ah sa u merzita kur te Pashe ne dhome qe po vije syzet per te lexuar sms, kur te pashe tek po matje tensionin, bab vitet e tua me dhembin, edhe pse ti s ndryshon Asnjehere! Shpesh dua te bertas me te madhe ti them gjithe botes jam djali me me fat se kam baben me te mire ! Faleminderit qe u bere per Dean gjysh , babe,shok , kujdestar dhe idhulli i saj! Sali Lushaj per ty dua te besoj orakujt,zotat e perendite e t ju lutem c do sek e minute qe te jetosh perhere me ne! Askush s’do te me doje e s’do dua si ty! Gezuar diten e lindjes , Te perqafojme shume.”
(ma.ar/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: