TIRANE-Teksa kohët e fundit deputeti Erion Braçe shfaqet në media e në sallën e parlamentit me fjalime të gjata revolte, në rrjetin social “Facebook” shohim një tjetër Erion. Ai publikon shpesh e me krenari punë të ndryshme për t’i ndarë me miqtë virtualë. Mirëpo në rrjetin social “Instagram”, mund të shohim versionin “më të butë” të Erion Braçes.

Të mërkurën ai u shfaq në një pozë me të bijën, dhe i uroi asaj ditëlindjen me dashuri, teksa plot urime bashkëngjitën edhe miqtë. E ja ku shohim sërish deputetin në një pozë babaxhane me disa fëmijë të mbledhur me rastin e ditëlindjes. Duhet të pranojmë se ky version i dytë i Erionit na pëlqen më shumë. Ndërkohë, edhe “Bluetooth” i uron së voglës të bëhet 100 vjeç!

(a.n/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: