Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi dy persona të armatosur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë hapur zjarr ndaj një grupi njerëzish që po festonin një ditëlindje në Afrikën e Jugut.

Të shtënat ndodhën pasditen e sotme në qytetin e Gqeberha të Afrikës së Jugut, ku sipas autoriteteve në mesin e viktimave është dhe pronari i shtëpisë.

Mediat vendase shkruajnë se autori i vrasjeve të 8 personave, nuk është arrestuar dhe madje nuk është identifikuar ende.

Afrika e Jugut është përballur me një rritje të krimeve me armë me të shtëna masive të veçanta të dëshmuara vitin e kaluar.

Kujtojmë që në korrikun e kaluar, u vranë të paktën 15 persona, pasi një grup njerëzish të armatosur hapën zjarr në një bar në Soweto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb