Një ngjarje e rëndë është shënuar në Afrikën e Jugut, duke e kthyer një festë ditëlindjeje në tragjedi, pasi 8 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë  kanë mbetur të plagosur.

Referuar “CNN”, dy persona të armatosur janë futur në një banesë ku po festohej një ditëlindje dhe kanë hapur zjarr, duke u marrë jetën 8 prej të pranishmëve e duke lënë 3 të tjerë të plagosur.

Policia ka deklaruar se ende nuk kanë mundur të arrestojnë autorët, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet e këtij sulmi të rëndë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb