Natën kur Genova u gjunjëzua nga një tragjedi e rëndë, pas shembjes së urës Morandi, që u mori jetën 38 personave, ministri i Brendshëm Matteo Salvini ishte dikur festuar. Disa foto ku shihet Salvini teksa bën foto i buzëqeshur dhe duke festuar, po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim të madh tek qytetarët. “Republica” shkruan se Salvini ka qenë në një darkë ku merrnin pjesë 260 pjesëtarë të partisë së tij Lega. Kanë qenë vet anëtarët e partisë ata që kanë publikuar fotot në rrjetet sociale.

Dollitë, selfiet, apo dhe një tortë gjigande me foto të ministrit ku shkruhej ‘Fiton skuadra’ ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale. Të shumë ishin ata përdorues të ‘Twitter’ apo dhe rrjeteve të tjera që pyesnin: “Pse ministri nuk ka shkuar në Genova. Përse nuk e anuloi darkën?”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se Salvini ka qenë në vëmendje të mediave për shkak edhe të deklaratave që ai ka bërë lidhur me luftën që i shpalli mafias, apo dhe aseteve të fituara nga paratë e tyre.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb