LUSHNJË

“Ditët e Bujqësisë 2022”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit do të organizohet në datat 19-21 Maj, 2022 në qytetin e Lushnjes. I njohur si kryeqyteti i eksporteve bujqësore, me akses në tregje të ndryshme, qyteti i Lushnjes ka zgjeruar hartën e produkteve “Made in Albania” jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe drejt Bashkimit Evropian e deri në vendet Nordike.

Duke qenë se bujqësia është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë në Shqipëri me rreth 350,000 sipërmarrje bujqësore aktive, organizimi i këtij eventi 3-ditor ka si qëllim kryesor krijimin e platformave të komunikimit për bizneset, krijimin e partneriteteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimeve ekzistuese në sektorin ku punon aktualisht 44% e popullsisë.

“Ditët e Bujqësisë 2022” është panairi më i madh dhe më i rëndësishëm për bizneset dhe profesionistët në sektorin e bujqësisë, pasi përgjatë 3 ditëve, pjesëmarrësit do kenë mundësi jo vetëm të takojnë klientë dhe furnitorë të ndryshëm, por edhe të marrin pjesë në konferenca, forume dhe workshop-e për të ndjekur zhvillimet më të fundit në teknologjitë bujqësore.

Duke qenë se kërkesa për fruta dhe perime të freskëta cilësore në tregjet perëndimore pritet të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe blerësit e mëdhenj do të jenë gjithnjë e më shumë të interesuar të sigurojnë burime nga tregjet në zhvillim si Shqipëria, workshopi i organizuar nga Richard Arnold, ekspert i tregtisë ndërkombëtare, do të jetë një vlerë e shtuar për “Ditët e Bujqësisë”.

Gjithashtu, ekspertiza e Asetila Koestinger (Koestinger & Partners e GatewayPartners Export Powerhouse) do të hedhë dritë jo vetëm mbi problematika aktuale si për shembull gabimet më të zakonshme gjatë procesit të eksportimit drejt BE-së, por do të japë përgjigje për një nga pyetjet më të shtruara në këtë sektor, si të gjeni tregje eksportuese për produkte të caktuara.

Gjatë workshopit me titull “Rruga e eksportit të frutave dhe perimeve shqiptare drejt tregjeve evropiane me standard të lartë” një sërë temash do të trajtohen nga Richard Arnold. Nga tendencat e kërkesës menaxhimi i cilësisë dhe certifikatat te standardet e marketingut deri tek konkurrenca dhe çmimet.

Përgjatë eventit 3-ditor, me raste studimore të ndryshme, informacione të vlefshme, konferenca e workshop-e, sipërmarrësit në bujqësi e të gjithë aktorët e këtij sektori do të munden të përfitojnë e të kenë një panoramë më të qartë të të gjithë sistemit.

Në eventin, organizimi i të cilit nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin me partnerët Vodafone Albania, Bashkia Lushnje, MBM Company, Fed Invest, Lisar Seedlings, AIDA, Austria Premix, Agrotec, nuk do të mungojnë as autoritetet më të larta të vendit, sektorit të agrikulturës e jo vetëm.

***
Rreth Iceberg Exhibitions
Iceberg Exhibitions prezantohet nga Iceberg Communication si organizator i panaireve dhe eventeve në fushën e biznesit. Iceberg Exhibitions organizon panaire dhe evente në fushën e biznesit në sektorët me impakt të rëndësishëm në ekonominë e rajonit si bujqësia, ndërtimi dhe energjia, turizmi etj. Objektivi kryesor i Iceberg Exhibitions është të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhënieve strategjike mes rajonit të Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare, duke bashkuar njerëz dhe duke ndarë vizionet. Iceberg Exhibitions synon të sjellë eventin aty ku sektori ka impaktin më të madh pa u limituar me një vendndodhje apo venue të caktuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb