Ditet me diell të këtij tetori nuk do të zgjasin dhe për shumë kohë. Meteoalb parashikon se e shtuna do te vijoje me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Lindore, ku priten shira të dobët dhe të izoluar.

Vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillimi i javës do të shoqërohet me shira thuajse në gjithë vendin; më të konsiderueshme ne Jug.

Temperaturat ulen mesditën e së dielës, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna – e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë C të shtunën në 21 – 22 gradë C në fillim të javës tjetër.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb