Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë e ka zbuluar vetë përmes një postimi në Instagram, ku thotë se sa herë ndodhet në Washington DC, viziton librarinë “Kramers”.

“Libraria e preferuar ‘Kramers’! Sa herë që jam në Washington DC, kaloj pak kohë aty për të marrë botimet e fundit. ‘Kramers’ vijon ‘rutinën’ pavarësisht vërshimit teknologjik dhe lëvizjeve të kufizuara, të imponuara nga #covid_19”, shkruan Bushati.

Por, në një prej postimeve vihet re një koment i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila porosit Bushatin për t’i blerë një libër të famshëm në Uashington, duke mos specifikuar ndonjë titull.

“Ditmir, të lutem, më bli një libër mua nga “Kramers”. Nuk ka rëndësi se çfarë libri, për sa kohë që e merr atë në Kramer. Unë e dua atë vend”, shkruan ambasadorja në komentin e saj.

Bushati ndodhet në Uashington si përfaqësues i OSBE që ndjek zgjedhjet presidenciale në SHBA.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb