I ftuar në emisionin “Real Story” “News 24”, analisti Shpëtim Nazarko, tha se Lulzim Basha nuk ka asnjë faj në vendimin e marrë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për ta larguar këtë të fundit nga anëtar i grupit parlamentar.

Sipas Nazarkos, mund të ketë një marrëveshje Rama-Basha, por kjo është bërë për të shkatërruar LSI-në.

“Ajo që mendoj unë është që do të ketë krisje të mëdha PD, por rezultati është parashikuar më herët. Sado që e paragjykojmë Bashën, do të thotë para tij që ka aleate më të mëdhenj dhe kohën përpara. S’jam dakord dhe më vjen keq, sepse ka këndvështrime të ndryshme mbi çështjen. Kur të vijë sherri final, Basha do të nxjerrë një argument që e gjithë kjo drama e votave, në të vërtetë nxjerr Bashën lojtar të klasit të parë. Unë e kam thënë këtu, sepse unë ndjek historikun e numrave. Në vitin 2011, PD i ka falur LSI, disa qytete dhe i humbi të gjitha.

Po të isha dhe unë në atë situatë, po si Basha do të luaja. Po, Basha mund t’i ketë hyrë dhe pazareve me Ramën, për të larguar LSI-në. Nëse e mban mend sepse unë e shoh si spektator ngjarjen, në vitin 2017 Basha ka marrë një sulm tre javor ndaj LSI. Me të drejtën e LSI Rama ua ka hedhur juve dhe vendosi Metën president. Nga 2009, natyrisht që Berisha mund të thotë që kam bërë aleancë me LSI sepse s’kam pasur vota sa PS. Partia Socialiste ka pasur gjithmonë më shumë vota se PD. Vendimi për të hequr qafe Berishën është bërë ngadalë, pse? Sepse po të vazhdonte në 2021, do të ndaheshin votat 350 mijë me 350 mijë. Cili është faji i Bashës? S’ka asnjë faj. Basha ka qenë një kryetar që ka gjetur momentin për t’i ngulur thikat. Vendimi i fundit për mua nuk është individual i Bashës”, tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb