Nga të panjohura tek super yje botërorë falë vetëm një kënge. Janë të shumta yjet e pop-it, që kanë arritur të bien në sy falë një kënge të vetme, por duke parë klasifikimin e debutuesve është Britney Spears dhe kënga e saj ‘Baby One More Time’, e vitit 1998 që e ngre këngëtaren në majë të klasifikimit botëror.

Në vend të dytë është Beyonce dhe e treta në klasifikim është Cindy Lauper dhe himni i saj ‘Girls Just Want to Have Fun’ një këngë e 1983.
Më pas renditet Alicia Keys dhe kënga e saj ‘Fallin’ që në 2001 i lejoi asaj ti tregonte botës zërin e saj të pabesueshëm.

Në vend të pestë Christina Aguilera, mbretëresha e verës 1999 me ‘Genie in a Bottle’. Në vend të gjashtë ‘Love to love you baby’, hit-i i Donna Summer i vitit 1975, që e katapultoi këngëtaren në olimpin e diskografisë.

Pas tetë vendeve të top listës vjen Lady Gaga, që në 2008 u shfaq në panoramën muzikore me look-un e saj ekstravagant dhe suksesin e saj të parë ‘Just Dance’. Pasuese është Rihanna, Mariah Carey, Jeniffer Lopez e kështu me radhë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: