Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptatët” udhëtoi në fshatin Tërbuf rë Divjakës. Burrë e grua jetojnë në varfëri ekstreme dhe vuajnë nga shëndeti. Nexhmije Albajrami 54 vjeç vuan nga gjendra tiroide. Me bashkëshortin ka 23 vite diferencë në 35 vjet martesë. Ndoshta martesa do u kishte shkuar mirë nësë nuk do u kishin rënë mbi supe 100 halle që numërojnë sot. Edhe ai është i sëmurë. Dëgjimin pothuajse e ka humbur fare. Nëse gruaja nuk operohet rrezikon të humbasë përgjithmonë zërin. ” Me kanaçe jetojmë në kushte të vështira jetojmë me borxhe, fqinjët më ndihmonë me makarona ose miell. Kemi ftohtë në këtë banesë, shiu na bie brenda, na kanë falur një ngrohese.”,-thotë Nexhmija. Pamundësitë ekonomike ua kanë rënuar jetën, varfëria ua ka shtuar rrudhat dhe sëmundjet në trup.

Operacioni i Nexhmijes kushton 1500 euro. “Kam dhimbje kur ha bukë, analizat më kanë dalë keq, mjeku tha bëhu gati tha mos u vono se do të kapi zërin sëmundja, por ku t’i gjej unë. Burri mezi dëgjon nga veshët”,-thotë Nexhmija.Gruaja thotë se ka një peng të madh në zemër. Brenga e tyre e madhe u lëndon zemrën. Thonë se po të kishin fëmijë sot do ishin në spital.

https://www.youtube.com/watch?v=mzkXFacpF7A&feature=youtu.be

“Jemi fillikat, nuk kemi fëmijë e jam dashur shumë po e kam peng në zemër.Të kisha fëmijë tani nuk do isha këtu. Kam nevojë për paratë e operacionit kam nevojë për ndihmë, nga ju pres ndihmë, nuk kam ku të përplasem tjetër. Jam veçse në duart tuaja”,- thotë gruaja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb