Ergys Kaçe ishte një nga blerjet më të bujshme të Partizanit në fillim të këtij sezoni. Ish mesfushori i Kombëtares shihej nga stafi i kuq si lojtari që do të bënte diferencën, nga më të mirët në letër në futbollin shqiptar.

Ndryshe nga të gjithë këto parashikime, Kaçe nuk arriti për sa moment të ngrihej në lartësinë e emrit të tij. Nuk ishte i preferuar nga Ilir Daja dhe nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri, Dritan Mehmeti.

Kace
Kace

Në këto kushte divorci ishte i pashmangshëm ndërsa tashmë ka marrë trajtë zyrtare. Me anë të një komunikate për mediat, klubi i kuq ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me Ergys Kaçen, një marrëveshje që është ndërprerë me mirëkuptimin e të dy palëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb