Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë që marrëdhëniet e tij me një pjesë të tifozëve të Bernabeut nuk janë dhe aq të mira. Pas minutës së 80’, kur portugezi bëri një gabim gjatë lojës, u dëgjuan disa fërshëllima nga spektatorët.

Sulmuesi nuk ndejti duarkryq por bëri një gjest mospërfillës ndaj tyre. Divorci “Ronaldo” dhe “Bernabeu” vazhdon të rritet shkruan e përditshmja spanjolle Sport.es

Në përpjekje për të bërë një nga driblimet e tij, Ronaldo dështoi dhe topin ia fali kundërshtarëve. Në këtë moment u dëgjuan fërshëllimat nga ana e tifozëve galaktikë. Në atë moment, kandidati kryesor për fitimin e Topit të Artë, i bëri me shenjë që të pushonin. Kjo nuk ishte hera e parë që Cristiano fërshëllehej nga vetë tifozët e tij. Shumë prej tyre, i ka ardhur në majë të hundës loja me hope e yllit portugez.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: