TIRANE

Në emisionin e sotëm “Me zemër të hapur” në News24 u fol për historinë e vështirë të një 49-vjeçareje nga Shkodra e cila është divorcuar nga i shoqi.

Vangjeli është 49 vjeçe dhe prej 3 vitesh e gjysmë është divorcuar.

Ajo u njoh nëpërmjet fqinjëve të saj me bashkeshortin Thanasin. Njohja me të zgjati vetëm 2 ditë, më pas ai i kerkoi dorën e saj të atit, mori valixhen me rrobat e saj Vangjelia dhe shkoi në Çarshovë ku banonte ai dhe u martuan

Nga Shkodra shkoi në fshat të Përmetit, të jetonte me të. Ishte 25 vjeçe atëherë ndërsa Thanasi ishte 32 vjeç.  Pas Çarshovës shkuan në Kuçovë, jetuan 6 muaj, pastaj u rikthyen në Përmet dhe jetuan 20 vite bashkë.

Shtëpinë e bleu i shoqi se kishte lekë nga puna në Greqi. Ai punonte si emigrant atje, pasi bën dokumentat 6 vite e mori Vangjelin dhe vajzën atje pastaj u rikthyen në Përmet. E rregulluan e bën shumë të mirë shtëpinë. Ishte xheloz, koprac në maksimum, i linte vetëm 2 mijë lek të vjetra për të mbuluar shpenzimet ditore.

Vangjelia punoi ca kohë si kamariere në një lokal, pastaj në një rrobaqepsi. Ai donte lekë nga ajo, por zihej me pronaret se ishte xheloz, e hiqte nga puna. Kanë vetëm një vajzë 23 vjeçare se bashku. Vajzës i doli shkolla në Shkodër, ai nuk i jepte lekë, nuk donte të shkonte e bija në shkollë. Vajza desh ra ne depresion, e mbështeti gjyshja nga e ëma me pensionin që kishte. Thanasi nuk jepte asnjë lek për vajzën që të shkollohej.

Nuk durohej më thotë Vangjelia, mori vajzën dhe iku nga shtëpia. Ajo s’mund të jetonte në Përmet se s’kishte punë atje.

Tani ka 3 vite e gjysmë që jeton në Shkodër, u operua nga syri, ai nuk i pergjigjej vajzës për asgjë. Divorcin e kanë bërë para 3 vitesh e gjysmë, ajo ka marrë pjesë vetem në seancën e parë. E kanë thirrur në prokurori se kishte bërë një letër ankesë drejtuar Kryeministrit se ai ka zaptuar shtëpinë, thotë që është e babait tim dhe nuk ju jep asgje. Nuk ka bere asnjë padi në gjykatë për të kërkuar ndarjen e pasurisë.

“Vinte bënte llafe aty ku punoja unë, dhe më hiqnin nga puna, pastaj fillonte debati në shtëpi, pse s’punoj unë. Ishte shumë xheloz për 20 vjet. Unë e kam vuajtur xhelozinë e tij shumë. S’më linte të punoja, vinte zihej me pronarin. Vetë punonte çdo ditë. Ai lekë kishte, mua nuk m’i jepte ndonjëherë. Unë s’e pyesja se ku i dërgonte.

U divorcuam para 3 vitesh kur vajza ishte mbi 18 vjeç. Vajza nuk e ka vazhduar shkollë dhe nuk është as në punë,” rrëfen ajo në emision.

Ndërkohë në një lidhje telefonike ish-bashkëshorti nuk pranon se ka ndaluar vajzën të bëjë shkollë, por se ajo ngeli në shumë lëndë.

“Unë i thashë shko, shkoi në vit të parë, pastaj ngeli në disa lëndë. I kërkova që shkollën ta vazhdonte në Gjirokastër se e kishim më afër,” tha ish-bashkëshorti.

Pse u martove me Valbonën?

“Që të jetonim bashkë dhe të bënim një jetë më të mirë. Unë i thashë pas 2 ditësh do iki dhe nuk dihet kur do kthehem se do punoj jashtë shtetit. Do e merja dhe atë më vonë, do i bëja dokumentat. Po erdhi vajza te mua unë do i përgjigjem për çdo gjë. Unë me mundësitë që kam prapë e ke ndihmuar. Unë pa punë jam. Ajo zonja turp t’i vijë që doli aty se mori vajzën, dhe iku 1 muaj rresht. Më lanë mua në gjumë e ikën,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb