Gianluigi Donnarumma rikthehet edhe një herë të flas për Milan, për prapaskenat e largimit të bujshëm nga kuqezinjtë: “Të gjithë më bëjnë mua fajtor pa ditur se çfarë ndodhi nga ana tjetër. Telefonata e fundit nga klubi ishte për të më thënë që kishin gjetur një zëvendësues. Pra gjithçka përfundoi aty”, u shpreh Donnarumma për La Gazzatta duke bërë më pas një koment pikërisht për zëvendësuesin e tij, Maignan:

“Më ka lënë shije të mirë, më ka impresionuar, i bëj komplimentet e mia, jam i lumtur për të dhe për ekipin. Falënderoj klubin për atë që ka bërë për mua, tani i ndjek ndeshjet si tifoz, gëzova shumë për fitoren në derbi”, theksoi portierin italian duke u ndal më pas tek aventura me PSG:

“Mendoj se ishte e shkruar, kisha vite që i ndiqja, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Nuk ka shkëndija mes meje dhe Navas, kam një raport shumë të mirë me të, e dija që do të kishte konkurrencë mes nesh, por nuk ka asnjë problem. Mbappe? Bëjmë shpesh shaka mes nesh por nuk flasim për kështu gjërash. Nuk më takon mua të them se çfarë do bëjë, është një vendim që i takon vetëm atij, u shpreh Donnarumma.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: