Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit. Tekniku durrsak është larguar nga drejtimi i të kuqve pas një mbledhje të zhvilluar sot me drejtuesit e klubit kryeqytetas.

Vetë ish-trajneri ka treguar për “Panorama Sport” se ashtu siç kishte shpjeguar klubi në komunikatën për mediat, ky kishte qenë një vendim i përbashkët i palëve.

“Po, isha në takim me presidentin dhe vendosëm ta mbyllnim bashkëpunimin. I uroj gjithë të mirat personalisht Gaz Demit  dhe suksese Partizanit në të ardhmen”, ishin fjalët e Shehit pas këtij vendimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb