Aventura e Antonio Conte-s në krye të Tottenham është në ditët e fundit, për këtë janë të bindur në Angli. “The Telegraph” shkruan se shkarkimi i teknikut italian pritet të vijë brenda kësaj jave, vendim ky i vulosur pas shfryrjes dhe akuzave që Conte lëshoi në mënyrë befasuese pas barazimit kundër Southampton.

Conte akuzoi lojtarët dhe klubit për mungesën e një mentaliteti fitues, deklarata këto që nuk janë pritur aspak mirë nga ambienti, madje as nga vetë lojtarët të cilët i kanë kërkuar presidentit Levy shkarkimin e menjëhershëm të Contes.

Ccc
Ccc

Ish trajneri i Juve e Inter, ka një kontratë me Tottenham deri më 30 qershor, por sipas The Telegraph, Conte nuk do të arrijë deri në këtë pikë pasi shkarkimi i tij është thjesht çështje ditësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: