Ish-sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka nisur pushimet romantike me të dashurën, Gina Coladangelo, në Alpet Zvicerane.

Sipas mediave të huaja mësohet se çifti qëndruan në një banesë e cila kushtonte 78 paund nata, në vendpushimin e Villars-sur-Ollon. Ky është udhëtimi i tyre i pare romantic që kur u zbulua lidhja e tyre sekrete.

Hancock u kap para disa muajsh me asistetntet e tij, 44-vjeçaren Gina Coladangelo teksa po shkëmbenin puthje pasionante, në një periudhë kur duhet të respektoheshin rregullat për distancimin social.

Më pas ai dhe asistentja e tij u detyruan që të jepnin dorëheqjen dhe më pas Hancock, i dha fund martesës 15-vjeçare me gruan e tij Martha Hancock për të filluar një lidhje të re me Gina-n.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb