Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko e shoqëruar nga prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole, së bashku me kryetarin e bashkisë Korçë Sotiraq Filo, këtë të martë zhvilluan një inspektim në zyrat ku ofrohet shërbimi online dhe fizik për qytetarët, në bashkinë e Korçës.

Nga 6 sportele që kanë shërbyer për gjendjen civile sot në këtë bashki është aktiv vetëm një sportel i cili ndihmon qytetarët për ato akte që mund të merren vetëm fizikisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për të pasur një administrim sa më të mirë të këtij shërbimi prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole bëri të ditur se shumë shpejt do të organizohet një takim me të gjitha bashkitë për të diskutuar problematikat dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët.

Ashtu sikurse janë informuar të gjithë qytetarët prej datës 1 maj, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të reformës për qeverisjen dixhitale u mbyllën sportelet fizike ku shërbimet tashmë do të ofrohen vetëm online, nëpërmjet platformës e-Albania.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb