SUEDI- Tre shkencëtarë kanë fituar çmimin Nobel për kimi për vitin 2016, për dizenjimin dhe sintezat e makinave molekulare. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fitues janë shkencëtarët: Jean-Pierre Sauvage nga Franca, James Fraser Stoddart nga Britania e Madhe dhe Bernar Feringa, nga Holanda, të cilët kanë minimizuar makinat duke e çuar kiminë në një dimension të ri”.

Këta laureatë, me seli në Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Holandë, kanë zhvilluar molekula me lëvizje të kontrolluara, që mund të kryejnë ndonjë detyrë nëse u jepet energji, ka thënë akademia suedeze.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: