Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtaj nuk kanë në plan të ndërmarrin hapa seriozë në lidhjen e tyre pavarësisht se janë shumë mirë dhe të lumtur bashkë. Të paktën kjo është ajo që ka thënë Dagz.

Në një intervistë për ‘Mirage’ artisti foli për romancën e re duke shuar zërat që qarkullojnë në mediat sociale. Teksa u ndal te eksperienca e tij në “Big Brother VIP”, Dagz tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë se do lidhej në format duke shtuar se çdo gjë ka ndodhur gradualisht dhe në mënyrë natyrale.

“Na kanë thënë shumë njerëz që lidhur me këtë, lidhu me atë. Dhe un thoja: “Çfarë mendojnë këta se do lidhem unë aty? Nuk ka shanse”. Vetëm këtë nuk e kam menduar ndonjëherë. Por aty është një atmosferë komplet ndryshe. Nuk ka patur ndonjë shkëndijë ‘bam’ por u krijua gradualisht. Më ka pëlqyer diku, diku tjetër jo. Ka rrjedhur vetë me kohën.”– u shpreh ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pak ditë më parë Einxhel publikoi në Instastory foton e një unaze që Dagz i ka dhuruar. “Në çdo rrahje të zemrës sime”- shkroi Einxhel krah fotos, një dedikim shumë romantik. Unaza në fjalë shihej se në vend të rrethit është në formën e rrahjeve të zemrës dhe në vend të gurit ka simbolin që përdoret për të mbajtur larg syrin e keq. Por, gjithsesi kjo nuk i ndaloi zërat se ata mund të jenë fejuar.

Mirëpo, Dagz thotë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se ata janë të fokusuar vetëm te puna. Ai u shpreh se për momentin nuk ka ndonjë ‘lëvizje’ por nuk e përjashtoi si mundësi në të ardhmen.

“Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Sepse nuk dinim si donim të jetonim, planet. Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë. Akoma nuk e kam njohur me familjen. Me motrën po, por jo me prindërit. Nuk ka ndonjë lëvizje. Për momentin fokusi është te punët. Ato muaj kemi lënë shumë gjëra mbrapa dhe kur të sistemohemi ndoshta edhe ndodh diçka.”- zbuloi Dj i njohur.

Dy muaj pas daljes nga formati ata bënë edhe pushimet e para bashkë. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb