Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP duket se vazhdojnë të jenë shumë të diskutuar edhe pas daljes së tyre nga aventura e famshme.

Megjithëse brenda shtëpisë kanë pasur disa herë debate dhe raporte jo shumë të mira me njëri-tjetrin, këngëtari Sabioni dhe DJ Dagz duket se kanë bërë paqe pas largimit nga spektakli.

Ata kanë realizuar së bashku një video nga prapaskenat e spektaklit, ku shihet teksa i dhurojnë përqafime të zjarrta njëri-tjetrit.
“Ja dhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova”, dëgjohet duke thënë Sabiani, pasuar nga DJ Dagz, i cili thotë: “Sabi, të dua shumë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Raportet e ftohura të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vinin ngase dyshja Dagz dhe PM kishin pasur përplasje me balerinin Ilir Shaqiri, i cili është mik i mirë i Sabianit.

Dagz doli nga shtëpia e Big Brother VIP të martën, gjersa të premten e eliminuara e radhës ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: