TIRANE

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP” u vendos zinxhiri i shpëtimit dhe në fund ngelën Einxhel dhe DJ Dagz, ku menjëherë për ta u hap një televotim.

Këtë nuk e pritën mirë, sidomos moderatorja e njohur, e cila reagoi mjaft ashpër ndaj banorëve që priste të shpëtonin Arbërin.

Einxhel u ndje realisht shumë e zhgënjyer sidomos nga Beatrix dhe tha se njerëzit bëjnë sikur i duan, kur në fakt nuk i shpëtojnë asnjëherë.

E ishte pikërisht Dj Dagz që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. e në momentin që ai u largua, Einxhel i tha me plotë gojën: “Të dua shumë” dhe banorët brohoritën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: