Sunny Hill Festival mbaroi ditën e parë të edicionit të shumë-pritur të Tiranës. Emra të shumtë të dashur për publikun shqiptar u ngjitën në skenën e Sunny Hill.

Programi i sontëm i është dedikuar zhanrit të muzikës elektronike, me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë në botë, përfshi Afrojack, Hardwell, DJ Regard dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm.

Programi se kur do të fillojnë performancat e tyre është më poshtë:

SHF 18:00-18:30

KAMELIA 18:40-19:20

DROP G 19:20-20:20

AFROJACK 20:40-21:40

MERK & KREMONT 21:50-22:30

REGARD 22:30-23:20

HARDWELL 23:40-00:40

Pas performancës së Hardwell, performancat do të vazhdojnë në skenën e dytë të Sunny Hill Festival deri në orët e para të mëngjesit, me performance nga DJ të shumtë interesant.

Hardwell, është një DJ holandez. Ai u votua si DJ numër një në botë nga DJ Mag në 2013 dhe përsëri në 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb