DJ Tiesto ka treguar se është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshorten e tij Annika.

Duke postuar në Instagram të hënën, muzikanti, 53 vjeç, ndau një sërë imazhesh në tapetin e kuq të një dite më parë, teksa puthte me ëmbëlsi barkun e modeles në ndarjen e çmimeve Grammy në Las Vegas.

Annika, 25 vjeç, ndau të njëjtat foto në Instagramin e saj teksa shtoi: ‘Është djalë foshnja që presim të vijë’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti tashmë ka dhe një vajzë 16-muajshe Viola.

Krijuesi i hiteve Motto u shfaq në Grammy me një kostum të artë të printuar nga Dolce & Gabbana me këpucë me shkëlqim.

Annika dukej sensacionale teksa veshi një fustan të zi me bust gjysmë të tejdukshëm të zbukuruar me lule.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb