Me një klauzolë largimi prej 70 milion euro, Erling Haaland praqet një okazion për shumë klube të mëdha europiane. Biondi norvegjez vërtetoi edhe te B.Dortmund se është një sulmues me shumë klas, nga më të mirët në qarkullim. Prej kohësh Haaland ka përfunduar nën shënjestrën e Juventus dhe Real Madrid por në Spanjë kanë një tjetër version.

Erling Haaland
Erling Haaland

Sipas “Don Balon”, Haaland pëlqehet shumë edhe nga Man.United. “Djajtë e kuq” nuk kanë ndërmend të presin deri në merkaton e verës por do të tentojnë që në janar të joshin biondin. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, Man.United është i gatshëm të ofrojë 150 milion euro për të siguruar shërbimet e tij, një shifër shumë e madhe në këtë kohë të vështirë, e të mendosh që B.Dortmund investojë vetëm 30 milion euro për ta marrë nga Salzburg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb