Man.United është gati të bëjë gjithçka për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Ten Hag sulmuesin e ëndrrave. Tekniku holandez e ka shprehur prej kohësh dëshirën e tij, kërkon me çdo kusht në “Old Trafford” bomberin anglez, Harry Kane.

Sipas The Sun, “djajtë e kuq” kanë gati paketën për të joshur Tottenham dhe sulmuesit.

Harry Kane
Harry Kane

“Gjelat” do të përfitojnë 90 milionë euro nga kartoni i Harry Kane ndërsa lojtari do të përfitoj 300 mijë sterlina në javë, afro 17,5 milionë euro në vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb