Nga Anglia bëjnë me dije se Man.United ka kthyer edhe një herë vështrimin nga Sergej Milinkovic-Savic. Emri i mesfushorit të Lazio-s është lakuar edhe më herët për një transferim të tillë, por këtë herë drejtuesit e United janë të gatshëm të paraqiten me një ofertë konkrete.

Sipas The Telegraph, oferta e fundit nga United është 60 milionë euro. Nga ‘Old Traford’ është larguar Pogba, vendi i lënë bosh nga francezi nuk është plotësuar ende.

Një tjetër pistë është edhe ajo e Rabiot, drejtuesit e United kanë gjetur akordin total me lojtarin në aspektin financiar por duhet të bindin edhe Juven të lë të lirë francezin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb