Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk e fshehu kurrë dëshirën e tij për tu bashkuar dikur me Zidane në krye të Real Madrid por në të njëjtën kohë nuk e fshehu kurrë as dashurinë e tij për Juventus, duke lënë gjithnjë të hapur mundësinë për një rikthim në Torino. Juve dhe Real Madrid shpresonin shumë që Pogba të largohej nga Man.United, për më tepër do të ishte një tratativë me parametra zero.

Pogba
Pogba

Kjo dëshirë e dy klubeve po zbehet gjithnjë e më shumë pasi Pogba po mendon rinovimin e tij me “djajtë e kuq”. Pas ardhjes së C.Ronaldo, Pogba duket gjithnjë e më i bindur se Man.United është klubi i duhur për të vijuar karrierën, një ekip që i ofron tashmë mundësinë për të luftuar për objektiva të rëndësishëm, triumfin në Premier League apo në Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb