Në puntatën e kësaj të premte të “Dancing With the Stars Albania”, nuk u komentuan vetëm performancat në skenë, por edhe disa parashikime që janë bërë gjatë javës për programin. Kështu, pas performancës së Elona Duros, u fol edhe për parashikimin viral që u bë pak ditë më pare, ku doli si fituesja e garës së kërcimit pikërisht gazetarja e njohur.

Jo vetëm kaq, por gjithashtu u tha se prezantuesja e DWTS, Bora Zemani, është shtatzënë për herë të dytë me partnerin, Donald Veshaj dhe është në pritje të një djali. Kjo u përmend edhe gjatë spektaklit ku Elona bën një batutë drejt Borës duke I thënë se do fitojë garën nëse Bora bëhet me një djalë, por ja si përgjigja që merr.

“Duhet të presim edhe një muaj që ta dimë me siguri, kështu që Elona pregatitu fort se nuk i dihet”.

Sidoqoftë kjo përgjigje na ka bërë të gjithëve mjaft konfuzë nëse Bora dhe Donaldi janë vërtetë duke menduar që të bëhen prindër ose thjesht Bora e bëri këtë deklaratë për të inkurajuar Elonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb