Prokuroria Publike në Shkup të Maqedonisë Veriore ka kërkuar paraburgim ndaj 24-vjecarit, që dyshohet se ka vrarë babanë gjatë ditës së djeshme.

“I dyshuari, 24 vjec, më datë 12 prill, rreth orës 11.00 ndërsa ka kryer dhunë në familje në shtëpinë e tij, ka vrarë babanë. Kjo ngjarje ka ndodhur pas një konflikti familjar, që edhe më herët kishte pasur probleme. I dyshuari e ka kryer krimin me thikë”, njofton Prokuroria e Shkupit.

Më tej, Prokuroria thotë se viktima ka arritur të shkojë deri afër Qendrës Klinike të Shkupit, por shumë pranë ndërtesës, ka humbur jetën.

Duke qenë se ekzistojnë rrethana se i dyshuari mund të arratiset, ndaj tij është kërkuar masa e sigurisë e paraburgimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb