Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin makabër që ndodhi sot në Remas të Divjakës, ku djali mbyti babain e tij të moshuar.
Burime të sigurta thanë për BalkanWeb se si fillim djali është grindur me babain dhe pasi e ka goditur të atin me grushtë më pas e ka mbytur atë me duar.

Po ashtu bëhet e ditur së ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Burime të sigurta pohojnë se autori, Andrea Stasa, 58 vjeç, në momentin që është kapur nga policia ka qenë në gjendje të dehur. I moshuari, Mitër Stasa, jetonte me dy djemtë e tij, të cilët thuhet se janë të sëmurë mendor, dhe me kartelë.

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: