Djali i David dhe Victoria Beckham, 17-vjecari Brooklyn Beckham ka treguar për ‘Wonderland Magazine’ momentin kur mori vesh që prindërit e tij ishin të famshëm pasi siç ka sqaruar, deri në moshën 13-vjeçare nuk e dinte ketë fakt.

“Shkova në një ndeshje futbolli dhe njerëzit po e brohorisnin emrin e babait tim dhe unë mbeta i shtangur”, ka rrëfyer 17-vjecari.

Ndërkohë ai ka folur edhe për albumin e tij me fotografi që pritet ta publikojë këtë verë. “Është shumë emocionuese për mua që të publikoj punën time dhe dua t’u tregoj njerëzve se nuk po e bëj këtë vetëm për shkak se jam djali i një personazhi të famshëm”- ka theksuar Brooklyn Beckham i cili është vëllai i madh i Romeos 14 vjeçar, Cruzit 11 vjeçar dhe Harperit 5 vjeçar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: