TIRANE – Danieli, dje ka festuar 3-vjetorin e lindjes dhe tani mund ta thotë edhe vetë. Djali i të ndjerit Dr. Flori, i është gëzuar sot festës së tij mes miqve të kantautorit dhe familjes së tij.

Për t’ia bërë më të veçantë ditën speciale, në shtëpinë e Dr. Florit ishin dy miqtë e tij të vjetër, Landi dhe Miri, të cilët e kanë uruar dhe surprizuar Danielin edhe me dhurata.

Po ashtu edhe Kaltrina, vajza e Dr. Florit, është angazhuar maksimalisht që vëllai të kalojë një ditë të jashtëzakonshme me miqtë e familjes. Madje, si përherë, Kaltrina është e gatshme edhe të këndojë e të kërcejë me gjithë energjinë e saj për t’i kënaqur të gjithë.

Torta e ditëlindjes ka qenë pjesa më e preferuar e Danielit, siç duket edhe nga videot dhe fotot që miqtë kanë postuar në profilet sociale. Vogëlushi, këngën e ditëlindjes e shoqëron me duartrokitje pa ia hequr sytë tortës për asnjë moment.

Në Instagram, Blerina Kondi e ka uruar të birin me një foto në të cilën ai ka formuar numrin tre me duart e tij: “Danieli, sot 3 vjeç. Gëzuar ditëlindjen jeta ime e Zoti të bekoftë!” – shkruan ajo.

Ndërsa Landi Hysi ka ndarë disa momente nga festa e Danielit në Instagramin e tij: “I lumtur” – shkruan ai pas kësaj fotoje ku Danieli duket vërtet i lumtur pas kësaj torte të mrekullueshme, por edhe Landi jo më pak i tillë pas këtij imazhi engjëllor të vogëlushit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: