Djali i këngëtarit të ndjerë Dr.Flori, Danieli feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kishte si të mungonte një urim nga miku i ngushtë i babait të tij, Landi Hysi, i cili ka qenë gjithmonë pranë fëmijëve gjatë këtyre viteve të fundit.


Ai publikoi një foto të Danielit, i cili mbushi 6 vjeç, ndërsa bashkangjitur shkruan dhe urimin prekës.

“Dje. Sot. Përgjithmonë”

Gëzuar Dani!

Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është!

Vetëm Zoti është gjykatësi yt!”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb