TIRANE-Djali i ish-deputetit Mark Frrokut, i cili ndodhet në burgun 302, ka qenë dje tek i ati, për të uruar Vitin e Ri, por edhe daljen sa më shpejt nga burgu.

“Unë uroj që të lirohet jo vetëm babai im, por të gjithë”, është shprehur ai duke shkaktuar buzëqeshje tek i ati.

“Bravo, shumë bukur ke folur, tamam si politikan”, i është përgjigjur i ati, raporton Opinion.

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në fundmarsin e këtij viti mbi bazën e një urdhër arresti të ardhur nga Belgjika, pasi dyshohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në një stacion treni në Bruksel.

Gjykata e Lartë caktoi ndaj tij masën e arrestit me burg, ndërsa prokuroria deklaron se po e heton Frrokun dhe për pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm. Kristiandemokrati Frroku për akuzën e vrasjes së Kurtit po gjykohet nga drejtësia belge.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: