PEKIN-Me të dalë nga burgu ku kishte qëndruar për gjashtë muaj për posedim të drogës, djali i aktorit Jackie Chan, ka kërkuar falje.
Jaycee Chan, 32 vjeçar, tha gjatë një konference për media në Pekin, se shpreh keqardhje për sjelljet e tij që çuan në arrestimin e tij në gusht të vitit të kaluar së bashku me aktorin tajvanez Ko Kai dhe të tjerët.

Chan dhe Ko janë testuar për marjuanë, ndëra rezultuan pozitiv në ditën kur ata janë arrestuar. Gjatë bastisjeve të policisë në shtëpinë e Chan në Pekin ishte gjetur një sasi lënde narkotike.

Ai zyrtarisht u akuzua në dhjetor për veprën penale të posedimit të drogës. Teksa është shprehur i penduar për veprimet e disa muajve më parë, Chan ka thënë se tashmë planifikon t’i përkushtohet karrierës dhe të kalojë kohë më shumë me familjen e tij. Konferenca e mbajtur nga ai, është transmetuar drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror CCTV.

(d.d/BalkanaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: