Djali i Joe Biden, Hunter Biden është nën hetim për çështje taksash. Ai është në investigim nga prokurorët federalë në shtetin e Delaware.

Mësohet se çështja e taksave të Hunter Biden ka të bëjë me marrëdhëniet e biznesit që ka ai me shtete fqinje, dhe madje edhe me Kinën.

Vetë Hunter Biden është shprehur i sigurt se është i pastër dhe nuk ka kryer asnjë gabim. Hetimi ka filluar që në 2018, teksa kujtojmë se para zgjedhjeve çështja e djalit të Joe Biden, ishte një temë e nxehtë për vetë Presidentin e zgjedhur tashmë të SHBA që kishte shpallur kandidaturën asojkohe pasi republikanët e kritikuan për marrëdhëniet e biznesit të tij në Kinë e Ukrainë kur i ati ishte zv/president i Obamës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb