Kureshtarët e shumtë sonte kanë mundur të shuajnë kuriozitetin mbi një ndër çiftet më të përfolur, Cindy-n dhe Genar Topallin.

Për herë të parë, ata të dy janë shfaqur publikisht në skenën e ‘Dance Albania’ duke kërcyer në krahët e njëri-tjetrit, nën tingujt e këngës së tyre të dashurisë.

Genar Topalli ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg reflektoreve të skenës dhe kamerave, por kësaj radhe ai ka pasur një arsye madhore për të mos refuzuar: mbështetjen për të dashurën e zemrës me finalen e ‘Dance Albania’.

‘Ma ka vjedhur zemrën me thjeshtësi, më ka mbështetur gjatë gjithë rrugës. Ka qenë i pari që më ka shtyrë të marr pjesë në “Dance Albania”, – ka thene Cindy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb