TIRANE- Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.

Kjo kërkesë e Partisë Demokratike vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, ç’ka sipas nenit 21 dhe 24 të ligjit 9367, sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj.

Ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.

Më poshtë, kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike drejtuar Kuvendit.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/10/SHKRESE-PER-MBARIMIN-E-MANDATIT-VALENTINA-LESKAJ.doc” viewer=”microsoft”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: