BULLGARI – Djali 14-vjeçar i presidentit bullgar Rosen Plevneliev, Filip Plevneliev ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej kohësh dhe është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate për shtyp nga kabineti i presidentit.
“Sot, më 8 gusht, na la djali ynë i madh, Filipi. Ai ishte një fëmijë i mirë dhe i fortë. Na jepte gëzim ne dhe të gjithëve që e njihnin. Ky është një çast jashtëzakonisht i rëndë për familjen, për mua, bashkëshorten dhe dy djemtë tanë dhe Ju lutemi që të na lejohet qetësi në pikëllimin tonë”, – thuhet në deklaratën e presidentit Plevneliev.
Presidenti bullgar dhe bashkëshortja e tij Julijana kanë edhe dy djem më të vegjël, Asenin dhe Pavlen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: