TIRANË- Lista e Partisë Socialiste me kandidatët për deputetë në të gjithë vendin për zgjedhjet e 18 qershorit ka sjellë shumë surpriza. Emra të njohur të PS-së dhe themelues të saj, kanë mbetur jashtë e emra të rinj, janë renditur në listën me kandidatë për 12 qarqe.
Në Tiranë kandidon për deputet edhe djali i profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbit, ish-kryetar parlamenti në vitet 2002-2005.
Arben Pëllumbi është renditur i 18-ti në listë, me shumë gjasa fitues, për shkak edhe të mungesës së PD-së në zgjedhje.
Kontributi i tij është i panjohur në PS, por pa diskutim i njohur është aktiviteti i babait të tij.
Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste në vitet e qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, 1992-1996, Servet Pëllumbi u shpreh pak kohë më parë në një intervistë PS-ja i fiton zgjedhjet edhe pa LSI-në.
(m.k/BalkanWeb)