TIRANË

Glauk Olldashi, djali i madh i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi ka bërë prezantimin e parë në publik pak kohë pasi kishte deklaruar se do të angazhohej në politikë.

Në aktivitetin e organizuar sot nga FRPD me 300 të rinj të forcave të djathta europiane, Glauk Olldashi dha edhe një mesazh për moshatarët e të rinjtë shqiptarë.

“Dua të falënderoj në radhë të parë Forumin Rinor të Partisë Demokratike që ka qenë gjithmonë dhe do jetë i pranishëm. Dua të falënderoj shumë EDS, studentët demokratë europianë për vlerësimin e veçantë që i kanë bërë Shqipërisë duke ardhur për herë të parë në Shqipëri. Sot është një ditë shumë e gëzuar si për EDS dhe për FRPD sepse është hera e parë që ne po vijmë në Shqipëri dhe është një vlerësim shumë i madh. Si anëtarë të EDS dhe nga vende të ndryshme të Europës mund të themi se përshtypja e parë që kemi pa ardhur në Shqipëri nuk është aq e mirë dhe këtë e vumë re dje kur u takuam bashkë. Unë mendoj se qëllim i rinisë sidomos rinisë demokrate shqiptare është që nëpër botë dhe sidomos në Europë të ndryshojë rrënjësisht mënyra se si europianët mendojnë dhe flasin për shqiptarët. Shqiptarët nuk janë të këqij, shqiptarët janë të mirë, po aq të mirë, në mos më të mirë se europianët”, u shpreh ai.

Glauk Olldashi (4)
Glauk Olldashi (4)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb