SHBA

Harry Brant, një model dhe djali i koleksionuesit të artit bashkëkohor Peter Brant dhe gruas së tij, supermodeles Stephanie Seymour, ka vdekur në moshën 24-vjeçare. Në një deklaratë për New York Times, familja e tij tha se kjo kishte ndodhur si pasojë e mbidozës.

“Ne do të jemi përgjithmonë të trishtuar, që jeta e tij u ndërpre nga kjo sëmundje shkatërruese. Ai arriti shumë në 24 vitet e tij, por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë të shohim se sa më tepër mund të kishte bërë Harry.”

Thuhet se ai kishte luftuar me varësinë nga lëndët narkotike për disa vjet.“Harry donte të kapërcente varësinë e tij dhe ishte vetëm disa ditë larg rikthimit në rehabilitim,” shkruhej në deklaratë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb