Nëna e Fatjon Myrtaj numëron ditët deri sa të marrë një haber për djalin e saj të zhdukur prej më se 2 javësh. Ndonëse nuk ka më shpresa ajo bën një thirrje të fundit të dëshpëruar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 duke i kërkuar të birit të telefonojë.

“I them Fatjonit nëse është gjallë të më marrë në telefon. Por unë i kam humbur shpresat. Nuk besoj që djali im të jetë gjallë. E kanë shoqëruar 4 veta dhe Perlati i ka shoqëruar me makinë nga pas deri tek vendi që e kanë ekzekutuar.
Nëse është peng, ju kërkoj ta lirojnë çunin, unë do i shkoj deri në fund. Deri sa të më vijë djali në shtëpi. Po më kërcënojnë dhe djalin tjetër. Ta marrë policia, ju lutem shumë”, tha nëna e Fatjonit.

Vëllai binjak i tij, thotë i bindur se Fatjoni është marrë peng dhe është vrarë nga njerëz të paguar nga kushëriri i tij Perlati.
“Vëllai është marrë peng nga Perlati. Nuk kam frikë fare, unë dua të gjendet vëllai. Kam marrë vesh se Perlati po hedh miliona lekë. Nuk e besoj që Fatjoni të jetë gjallë. Nëse do jetë peng, ai nuk ka arsye përse. Telefoni i Fatjonit është gjetur në xhep të Perlatit”, u shpreh vëllai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb